Mitsotakis pas takimit me Ramën: “Beleri” është çështje respekti

Kryeministri i Greqisë Kyriakos Mitsotakis përsëriti qëndrimin e prerë të Greqisë se çështja e marrjes së detyrës nga kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, Fredi Beleri, pas kthimit nga Samiti BE-Ballkani Perëndimor në Bruksel. Sipas kryeministrit greke, e drejta e tij për një gjykim të drejtë nuk është një çështje dypalëshe midis Greqisë dhe Shqipërisë, por një çështje respekti për sundimi i ligjit. Bazuar në raportimet e mediave greke, kryeministri ritheksoi vullnetin e sinqertë të Greqisë për të zgjidhur këtë çështje, duke nënvizuar se shteti helen mbetet një nga pionierët e perspektivës integruese të Ballkanit Perëndimor.

Madje Protothema zbulon se Kyriakos Mitsotakis në margjinat e Samitit BE-Ballkani Perëndimor ka zhvilluar një bisedë të shkurtër me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Për sa i përket procesit të anëtarësimit të Shqipërisë, të njëjtat burime thanë se qëndrimi i Greqisë është i qartë dhe i është shpjeguar palës shqiptare.

Lajme të tjera |  'Diaspora'/ Basha s'do votojë ndryshimet në Kodin Zgjedhor: S'bëhemi pjesë e pazarit Rama-Berisha! Alibeaj e kushtëzon me hapjen e listave

“Greqia nuk do të pranojë procesin e anëtarësimit nëse nuk ka përparim në çështjen e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës. Greqia pranoi dërgimin e letrës së BE-së në Tiranë për hapin e parë të fillimit të negociatave, por me kusht që në fazën tjetër të procesit duhet që të ketë një lëvizje të qartë dhe Beleri të marrë përsipër detyrat si kryebashkiak dhe të respektojë të drejtën e tij për një gjykim të drejtë, si dhe prezumimin e pafajësisë. Përndryshe, Greqia do të pengojë fazat e ardhshme të procesit të anëtarësimit,“-shkruhet në artikullin e Protothema.

Mesazhet e qarta nga Athina për palën shqiptare dhe liderët e BE-së u dërguan pak orë pas qëndrimit publik të kancelarit gjerman Olaf Scholz, i cili tha se çështja e Belerit, është bilaterale mes Greqisë dhe Shqipërisë. E po ashtu theksoi se duhet të vazhdohet me procedurat e anëtarësimit të Shqipërisë. Madje shkoi deri aty saqë kërkoi edhe të anashkalohej e drejta e vetos nga shtetet anëtare.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us