Mitsotakis telefonon Kryepeshkopin Joan, zbardhen detaje nga biseda

24 orë pas zgjedhjes në krye të Kishës Orthodokse të Shqipërisë, Kryepeshkopi Joan ka marrë një telefonatë nga ana e kryeministrit grek, Kyriakos Mitsotakis.

Përmes një postimi në platformën ‘X’, Mitsotakis shkruan se Kisha e Shqipërisë është një pikë uniteti dhe mirëkuptimi reciprok mes dy popujve.

“Ne do të vazhdojmë të punojmë drejt këtij qëllimi, duke nderuar kujtimin dhe veprën e të bekuarit Anastas. Kam kontaktuar Fortlumturinë e Tij Kryepeshkopin e Tiranës, Durrësit dhe Gjithë Shqipërisë Ioannis dhe e përgëzova për zgjedhjen.

Besimi ynë i përbashkët është se Kisha e Shqipërisë është një pikë uniteti dhe mirëkuptimi reciprok mes dy popujve. Ne do të vazhdojmë të punojmë drejt këtij qëllimi, duke nderuar kujtimin dhe veprën e të bekuarit Anastas”, shkruan Mitsotakis.

Joan Pelushi u zgjodh Kryepeshkop i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë më 16 Mars pas ndarjes nga jeta të kryepeshkopit të ndjerë Anastas.

Lajme të tjera |  Ina Majko emërohet zv.ministre e Shëndetësisë, Rama: E para përfaqësuese e komunitetit rom

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us