Mjaftojnë 13 gola për të bërë bujë, Cristian Shpendi “çmend” ekipet e Serie A

Cristian Shpendi këtë sezon futbollistik po kalon formën e jetës. Sulmuesi i Shpresave kuqezi i cili aktivizohet me Cesenan në Serie C italiane, po kalon një moment shumë të mirë.

Shpendi këtë sezon, deri më tani ka shënuar plot 13 gola me fanellën e Cesenas në kampionat. Sulmuesi shqiptar gjithashtu kryeson listën e golashënuesve me këtë numër rrjetash të tundura.

Kjo paraqitje ka mjaftuar që talenti kuqezi të marrë vëmendjen e klubeve të ndryshme në Serie A. Nga Italia raportohet se Fiorentina, Sasuolo dhe Lecce janë ekipet që janë të interesuara për shërbimet e Shpendit.

Pritet të shihet se cili ekip do t’ia dalë të bindë lojtarin dhe klubin e Cesenas. Por me shumë mundësi një transferim i mundshëm do të ndodhë vetëm në merkaton verore.

Lajme të tjera |  Nga PSG-Inter, te Tottenham – United dhe Betis – Chelsea, mësoni kur do të luhen finalet europiane (DATAT dhe ORA)

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us