I gjithë rrethi i Krujës nga Thumana e deri në afërsi të Vorës është zgjuar nen petkun e një mjegulle të dendur, e cila krijon mjaft vështirësi në lëvizje. Dendësia e mjegullës është mjaft e madhe dhe shikueshmëria nuk është më shumë se pak metra.
Të gjithë personat që udhëtojnë nga veriu për në Rinas, Tiranë apo anasjelltas duhet të tregojnë kujdes.
Mjegulla e dendur ka sjellë edhe probleme në uljen e avionëve, ku siç shihet përmes këtyre fotove të shkëputura nga Flight Radar, tre avionë nuk janë ulur ende për shkak të mjegullës të dendur.
Për shkak të mjegullës, disa fluturime janë shtyrë dhe disa janë vonuar.