Qendra shëndetësore numër dhjetë në zonën e ish kinostudios ku marrin shërbim rreth 80 mijë banorë në Tiranë është kthyer në qendër të mjekësisë familjare.
Ndryshe nga sa ndodhte më parë pjesëtarët e një familjeje që marrin shërbim këtu pavarësisht nëse janë fëmijë apo të moshuar tashmë ndiqen nga i njejti mjek.
“Nuk ka as pediater, as mjekë konsultori, jemi të gjithë mjekë të familjes.
Mjeku do të ndjekë familjen nga 0 në 100 vjeç gjatë gjithë ciklit të tyre jetësor dhe jo vetëm si pacient, por dhe si individ.
Mjeku ndjek të gjithë historikun familjar të pacientit dhe duke ditur predispozicion genetik bën edukimin, parandalimin, trajtimin e sëmundjeve kryesore të tij gjatë gjithë jetës.
Fëmija ndiqej nga pediatri me një historik sëmundje të shkurtër nga 0 në 14 vjeç dhe pastaj kalonte te mjeku i familjes, mund të kalonte te mjeku i familjes ku kishte prindërit ose te një mjek tjetër që kishte nevojë për banorë. Pra nuk ishte një mjek që të ndiqte gjatë gjithë jetës historikun e tij të sëmundjes.”
Silvana Tako drejtuese e qendrës shëndetësore e njëkohësisht mjeke familje tregon se kujdeset për më pak pacientë se më parë, por I trajton për më shumë probleme shëndetësore.
“Tani mjeku famijles mjekon vetë, më parë janë çuar direkt tek specialisti. Mjekët të trajnuar për shumë sëmundje bazë.”
Për diagnoza të caktuara pacientët sipas mjekes ciklin e shërbimit mund ta mbyllin brenda qendrës pa pasur nevojë të shkojnë diku tjetër.
“Për hipertension stadi parë dyte trajton mjeku I familjes, për diabet etapa e parë, semundjet e lekurës…
Mikrokirugjia bëhet për çarje, diegie, mjekime plagësh, tetanoz i marrin ketu.
Mjeku i familjes nuk puon vetëm, por me një ekip multidisiplinar. Në qendrën tonë janë futur, logoped, fizioterapistë, psikologë
Rastet e vështira ndjek sistemin e referimit për tek specialisti dhe mjeku familjes mban kontakt me të për ta trajtuar sërish vetë pacientin në qendër.”
Ky model I mjekësisë familjare sipas ministrisë së Shëndetësië do të shtrihet dhe në qendra të tjera shëndetësore të cilët ofrojnë shërbim për 30 – 40 mijë banorë.
Përveç shërbimit mjekësor, këto do të shërbejnë edhe si qendra të formimit profesional për specialistët e Mjekësisë Familjare./abcnews.al