Mjeku i të gjitha moshave/ Projekti në Tiranë, çdo shërbim ofrohet në qendrën shëndetësore

Qendra shëndetësore  numër dhjetë në zonën e ish kinostudios ku marrin shërbim rreth 80 mijë banorë  në Tiranë është kthyer në qendër të mjekësisë familjare.

Ndryshe nga sa ndodhte më parë pjesëtarët e një familjeje që marrin shërbim këtu    pavarësisht nëse janë fëmijë apo të moshuar  tashmë  ndiqen nga i njejti mjek.

“Nuk ka  as pediater, as mjekë konsultori,  jemi të gjithë mjekë të familjes.

Mjeku do të ndjekë familjen nga 0 në 100 vjeç gjatë gjithë ciklit të tyre jetësor dhe jo vetëm si pacient, por dhe si individ.

Mjeku ndjek të gjithë historikun familjar të pacientit dhe duke ditur predispozicion genetik bën edukimin, parandalimin, trajtimin e sëmundjeve kryesore të tij gjatë gjithë jetës.

Fëmija  ndiqej nga pediatri me një historik sëmundje të shkurtër nga 0 në 14 vjeç  dhe pastaj kalonte te mjeku i familjes, mund të kalonte te mjeku i familjes ku kishte prindërit ose te një mjek tjetër që kishte nevojë për banorë. Pra nuk ishte një mjek që të ndiqte gjatë gjithë jetës historikun e tij të sëmundjes.”

Lajme të tjera |  Këmbimi valutor 7 qershor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Silvana Tako  drejtuese e qendrës shëndetësore  e njëkohësisht   mjeke  familje  tregon se  kujdeset për   më pak pacientë se më parë,  por I trajton për më shumë   probleme shëndetësore.

“Tani mjeku famijles mjekon vetë, më parë janë çuar direkt tek specialisti. Mjekët të trajnuar për shumë sëmundje bazë.”

Për diagnoza të caktuara pacientët sipas mjekes  ciklin e shërbimit mund ta  mbyllin  brenda qendrës pa pasur nevojë të shkojnë diku tjetër.

“Për hipertension  stadi parë dyte trajton mjeku I familjes,  për diabet etapa e parë, semundjet e lekurës…

Mikrokirugjia bëhet  për çarje, diegie, mjekime plagësh, tetanoz i marrin ketu.

Mjeku i familjes nuk puon vetëm,  por me një ekip multidisiplinar. Në qendrën tonë janë futur, logoped, fizioterapistë, psikologë

Lajme të tjera |  Radhë kilometrike e automjeteve nga Kosova, drejt Shqipërisë për të përkrahur kombëtaren

Rastet e vështira  ndjek sistemin e referimit për tek specialisti dhe mjeku familjes mban kontakt me të për ta  trajtuar sërish vetë pacientin në qendër.”

Ky model  I mjekësisë familjare sipas ministrisë së Shëndetësië do të shtrihet dhe në qendra të tjera shëndetësore të cilët ofrojnë shërbim për 30 – 40 mijë banorë.

Përveç shërbimit mjekësor, këto do të shërbejnë edhe si qendra të formimit profesional për specialistët e Mjekësisë Familjare./abcnews.al

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us