Momente gazmore në BBV, Meritoni merr Gracianon në krahë dhe hidhet në pishinë (VIDEO)

Në shtëpinë e Big Brother Vip 3 nuk ka vetëm sherre dhe debate, por edhe momente të këndshme si këto gjatë ditës së sotme.

Banorët e shtëpisë kanë shijuar këtë të hënë ditën e ngrohtë me diell në ambientin e pishinës.

Teksa ishte duke i qëndruar në pishinë, Meritoni ka marrë Gracianon në krahë dhe bashkë me të janë hedhur në pishinë, me rrobat veshur. Dy banorët e tjerë, Roza dhe Liami e kanë ndihmuar Meritonin t’i heqin mikrofonin dhe atletet.

“Jo, do më vrasësh”, i thotë Graciano Meritonit, ndërsa ky i fundit ka vazhduar me planin e tij.

Pasi u hodhën në pishinë, të dy banorët kanë shpërthyer në të qeshura.

Lajme të tjera |  Në kërkim për 'shtëpi bari’ në Australi? Reagon Elvis Pupa: Manipuli! Jam në Tiranë, jeta vazhdon normalisht

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us