Në shtëpinë e Big Brother Vip 3 nuk ka vetëm sherre dhe debate, por edhe momente të këndshme si këto gjatë ditës së sotme.
Banorët e shtëpisë kanë shijuar këtë të hënë ditën e ngrohtë me diell në ambientin e pishinës.
Teksa ishte duke i qëndruar në pishinë, Meritoni ka marrë Gracianon në krahë dhe bashkë me të janë hedhur në pishinë, me rrobat veshur. Dy banorët e tjerë, Roza dhe Liami e kanë ndihmuar Meritonin t’i heqin mikrofonin dhe atletet.
“Jo, do më vrasësh”, i thotë Graciano Meritonit, ndërsa ky i fundit ka vazhduar me planin e tij.
Pasi u hodhën në pishinë, të dy banorët kanë shpërthyer në të qeshura.