Një moment jashtëzakonisht i sikletshëm ndodhi dje mbrëma jashtë rezidencës së kryeministrit britanik në “Downing Street”, kur Rishi Sunak dhe Mark Rutte, pasi bënë fotot e zakonshme së bashku, nuk mundën ta hapnin derën.
Për disa sekonda, kryeministri britanik dhe kryeministri holandez në detyrë shtynë disa herë derën në mënyrë delikate, por nuk e hapën dot, ndaj të dy filluan të kërkonin mënyra sesi të futeshin brenda ndërtesës.
Më në fund dera u hap dhe dy zyrtarët që kishin pritur në të ftohtë arritën të hyjnë më në fund në rezidencën e kryeministrit britanik.
Sipas Daily Mail numër 10, Downing Street nuk ka një bravë nga jashtë pasi për arsye sigurie, dera duhet të hapet nga brenda. Për këtë, në fakt, roje e sigurisë së kryeministrit britanik është gjithmonë pas derës 24 orë në ditë për të siguruar që në godinë të hyjnë vetëm ata që kanë lejen e nevojshme. Por mesa duket nuk ka qenë ky rasti.