Momenti i frikshëm i shembjes së masivit të kromit në Klos, si përfundoi nën tokë 29-vjeçari (Pamjet tragjike)

Prej dy ditësh po vijon operacioni i kërkim-shpëtimit për 29-vjeçarin Ardit Beshiri, i zhdukur pas çarjes së një rezervuari uji pranë fabrikës së përpunimit të kromit në zonën e Qafë-Burrelit, në Klos.

Pamjet tregojnë momentin dramatik kur rezervuari i mbushur me ujë dhe rërë u ça, duke shkaktuar një vërshim të fuqishëm që përfshiu zonën ku ndodhej Beshiri, i cili po punonte me një eskavator.

Deri më tani, ekipet e kërkimit kanë gjetur vetëm disa pjesë të mjetit, por asnjë gjurmë të të riut.

Në vendngjarje janë angazhuar struktura të kërkim-shpëtimit, si dhe banorë dhe familjarë të Beshirit, të cilët po përballen me një terren të vështirë malor dhe sasi të mëdha materialesh të zhvendosura nga incidenti.

Familjarët kanë kërkuar shtimin e forcave dhe intensifikimin e kërkimeve, ndërsa shpresat për një mrekulli po zbehen me kalimin e orëve.

Lajme të tjera |  “Dënimi me burg”, Beleri: Depozitova provat se u gjykova padrejtësisht nga GJKKO

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us