Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ka ankimuar vendimin e Shkallës së Parë të GJKKO-së për masën e sigurisë. Ndaj saj është caktuar “detyrim paraqitje”, por Kryemadhi e kundërshton masën e vendosur. Ankesa e saj është dërguar me postë që të shtunën, ndërkohë që sot, pritet që ankimim të bëjë edhe Ilir Meta. Avokati i kreut të PL-së, Genc Gjokutaj ka paralajmëruar se përveç kundërshtimit të masës “arrest në burg”, do të bëjë edhe një kallëzim edhe lidhur me mënyrën e ekzekutimit të vendimit të Gjykatës së Posaçme.
Teksa ankimimet për procesin kanë nisur, Kryemadhi është paraqitur sot në orën 12:00 në SPAK, në zbatim të masës së sigurisë “Detyrim paraqitje”. Gjatë një komunikimi me gazetarët, Kryemadhi tha: Do të njiheni me të vërtetat e Monika këmbësores dhe satelitëve të Shqipërisë. Po patjetër që ka vlerë çdo gjë. Fija që e zbres me këmbë në tokë jam unë, Monika Kryemadhi. Me Metën nuk kam mundur që të komunikoj.
Gati një javë më parë, Policia e Shtetit arrestoi ish-presidentin e vendit Ilir Metën, pasi ai akuzohet nga SPAK për veprat penale: korrupsion, pastrim parash dhe mosdeklarim pasurish. Por Meta nuk është i vetmi që ka rënë në rrjetën e SPAK, në “arrest shtëpie” është caktuar Pirro Xhixho (babai i Erisa Xhixhos), ndërsa edhe pse me të njëjtat akuza me Metën, është lënë në “detyrim paraqitje” për shkak të gjendjes së saj shëndetësore.