Morën peng 21 vjeçarin për 3 orë, arrestohet polici që kishte dijeni për ngjarjen dhe dy autorët

Një efektiv policie në Fier është arrestuar në flagrancë nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore. Në pranga ka rënë inspektori Gestian Ymeraj 31 vjeç, me detyrë Trupi Shërbimi i Forcave Operacionale.

Efektivi akuzohet se nuk ka kallëzuar në polici një ngjarje të ndodhur ditën e djeshme në Fier (15 dhjetor), ku 3 familjarë të tij, të identifikuar si K.B, E.A dhe A.Z, morën peng për 3 orë 21 vjeçarin H.T.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Ferras, ku tre familjarët e efektivit kanë ndaluar automjetin me të cilin udhëtonte dhe më pas e kanë marrë me forcë për 3 orë duke e dhunuar. Konflikti mes tyre ka nisur 2 ditë më parë me kushëririn e 21 vjeçarit të marrë peng, i cili po ashtu dyshohet të ketë qenë në automjet.

Për pasojë, janë arrestuar gjithashtu edhe 2 prej autorëve K. B., 26 vjeç dhe E. A., 25 vjeç, ndërsa A. Z., 32 vjeç, është shpallur në kërkim.

Ndërsa efektivi i Forcave Operacionale akuzohet për veprat penale “Moskallëzimi i krimit” dhe “Shpërdorimi i detyrës”

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us