Mori “0 minuta” në dy ndeshjet e kombëtares, Jasir Asani më patriot se kurrë

Shqipëria u ndal përsëri mbrëmjen e djeshme në barazim, por kësaj radhe me Letoninë në transfertë. Djemtë kuqezi nuk shkuan më shumë se një barazim me rezultatin 1-1 në Riga.

Vlen për t’u përmendur, “mosekzistenca” e Jasir Asanit në dy takimet e fundit, i cili nuk zhvilloi asnjë minutë në fushën e lojës. Pas përfundimit të takimit të djeshëm, sulmuesi i Gëangju ka bërë një postim në rrjetet sociale.

Asani ka publikuar dy fotografi teksa po kryente nxehjen ditën e djeshme, me një simbol shqiponje dhe të flamurit shqiptar. Edhe pse u zgjodh të qëndronte në stol nga Sylvinho, sulmuesi 30-vjeçar e ka shprehur hapur patriotizmin e tij.

Lajme të tjera |  ZYRTARE/ Përfundon aventura 2-vjeçare, ish-i i Egnatias largohet nga ekipi shqiptar

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us