Mori fëmijët për PUSHIME në Shqipëri, gjobitet nëna në Gjermani!

Pushimet në Bavari dhe Baden-württemberg nuk fillojnë deri javën tjetër, por policia në Aeroportin e Memmingenit ka kapur tashmë dy fëmijë që do të mungonin në shkollë.

Të hënën e kaluar (26 maj 2025), dy fëmijë që duhej të ishin në shkollë, jo në aeroplan, zbarkuan me një fluturim të Wizz Air nga Tirana në Shqipëri. Nëna e dy fëmijëve, të moshës 11 dhe 13 vjeç, i kishte raportuar ata si “të sëmurë” në shkollë. Por në fakt kishin ditën e fluturimit të tyre të kthimit për në Memmingen.

Mashtrimi u zbulua gjatë kontrollit në aeroportin e Memmingenit.

“Nëna 35-vjeçare tani përballet me “një gjobë të rëndë”,”-bëri me dije Policia kufitare e aeroportit për mediat gjermane.

Autoritetet përkatëse do të vendosin mbi shumën e gjobës.

Lajme të tjera |  Berisha lexon rezolutën e IDC-CDI që rrëzon ‘11 Majin’: Të krijohet urgjentisht një qeveri teknike për të përgatitur zgjedhjet e reja

“Në Gjermaninë Jugore, gjobat për thyerjen e detyrimit shkollor mund të jenë mjaft të “kripura”,”- tha në prill Bernd Stapfner, zëvendësshefi i policisë kufitare në aeroportin e Memmingen-it.

Prindërit duhet të llogarisin me gjoba nga 200 deri në 800 euro, ndërsa në raste të veçanta mund të arrijnë deri në 1000 euro.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us