Mori pasaportën shqiptare, Dinamo e Zagrebit ofron 1 milionë euro për sulmuesin që ‘u pikas’ nga Sylvinho

Arbër Hoxha po bën mirë me Slaven Belupo në elitën e futbollit kroat. Sulmuesi anësor këtë sezon ka shënuar tre gola dhe ka asistuar po tre herë, teksa shpejtësia dhe driblimet janë arma e tij më e fortë.

Në Kroaci bëjnë me dije se gjigantët e Dinamos së Zagrebit janë gati të ofrojnë 1 milionë euro për kartonin e tij, duke e marrë nga Belupo. Me kontratë deri në janarin e 2027, duket se Belupo mund të prishë mendjen nga oferta e majme dhe 25-vjeçari shqiptar do rikthehej në Zagreb, këtë herë jo me Lokomotivën.

I dalë nga moshat e Prishtinës, Hoxha ka luajtur edhe me Ballkanin dhe në verën e 2021 kaloi në Kroaci për llogari të Lokomotivës së Zagrebit dhe më pas te Slaven Belupo.

Lajme të tjera |  VIDEO/ Odise Roshi fantastik në Turqi, “rraketa” kuqezi gatuan golin e rradhës

Sulmuesi anësor ka luajtur tre ndeshje me Kosovës, teksa së fundmi është pajisur edhe me pasaportën shqiptare, duke u përfolur se trajneri i Kombëtares, Sylvinho kishte interes për ta afruar te Shqipëria.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us