“Mos bëj viktimën, nuk jam Goni”…”Rama kryeministri më i mirë në histori” – Përplasen Shehaj e Haxhiu

Gazetari Baton Haxhiu u përplas me kreun e Partisë Mundësia Agron Shehaj, me këtë të fundit që i kërkoi Haxhiut të mos bëjë viktimën.

Haxhiu e Shehaj u përplasën në “Opinion” ndërsa po flitej për qeverisjen e Edi Ramës dhe rolin e mediave me Haxhiun që quajti Ramën kryeministrin më të mirë që ka pasur historia e Shqipërisë.

Ndërkohë Shehaj iu kthye duke i thënë se një gazetari të pasur nuk mund t’i besohet kurrë.

Debati

Haxhiu: Rama dhe Goni e kanë një tipar, përballen me mediat.

Shehaj: Kur u bëmë miq që më drejtoheni me Goni, unë nuk ju thërras Toni, Tani.

Haxhiu: Në rregull doni t’iu drejtohem me Agron.

Lajme të tjera |  Sot Kurban Bajrami! Pamjet me dron të faljes tek Bulevardi 'Dëshmorët e Kombit'!

Shehaj: Mos beso e gazetarët e pasur, vetëm viktimën mos e bëj. Montanelli kishte një shprehje: Mos beso gazetarët e pasur.

Haxhiu: Mirë në rregull. Edi Rama është kryeministri më i mirë që ka pasur Shqipëria në histori. Është më intelektual se ti, më i përqendruar në punë se ti dhe ka bërë më shumë beteja se ti.

Shehaj: Unë ndryshe nga Rama ia kam dalë me punë të ndershme. Nuk ka punuar kurrë në privat.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us