“Mos bëjnë gabim të vijnë të kërkojnë telefonin tim”- Rama “shigjeton” kreun e ILD: Nuk e di nëse është zgjuar, por mbase zgjohet dhe më dëgjon! Është rëndë që…

Kryeministri Edi Rama tha se është e rëndë rasti i arrestimit të Erion Veliajt me urdhër të një gjykatësi, që sipas Ramës duhet që ILD të marrë masa disiplinore.

Meqë njërin po e lëmë në ballkon të shkojmë të kapim nja tre nga këta, pastaj meqë kam tre të shkojmë ti biem njërit. Por meqë po bëjmë këtë për kryetarin e bashkisë të shkojmë të kapim njërin për diplomë. Për këtë mund të flas unë sesa respekt për një Belo Këlliçaj, një popull kot. Por tani të përfundojë njeriu në dyert e SPAK për diplomën, jo e ke falso, po ca është kjo? Për të thënë që po i biem këtij, por po shkojmë të marrim edhe këtë se ky është hija që konkurron. Pra në këtë kuptim politik. Pra ndiq mediat, kompleksohu dhe bëj balet. Ndërsa në rastin e GJKKO ky është një rast që duhet parë, sa është ora 9:48 nuk e di nëse është zgjuar inspektori i lartë i drejtësisë por mbase zgjohet dhe më dëgjon. Është shumë e rëndë kjo. Shumë e rëndë dhe mos bëjnë gabim të vijnë të kërkojnë telefonin tim, sepse boll i kanë, i kanë mbledhur të gjithë telefonat e Shqipërisë atje. Të shkojnë të merren me faktet”, tha Rama.

Lajme të tjera |  Rinumërimi në Fier/ Kush është kandidatja e PD-së që ka marrë 624 vota të pamerituara

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us