TIRANË– Vendi ynë pritet të mbizotërohet nga kushte atmosferike kryesisht të paqëndrueshme. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, sot, për pjesën e parë të ditës (deri në orët e mesditës) mbi vendin tonë pritet kalimi i masave ajrore të paqëndrueshme dhe të lagështa. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët lokalisht deri mesatar në formën e shtrëngatave.
Në relievet malore në Alpeve dhe verilindje e juglindje në lartësitë mbi 900-1000 metër reshje dëbore me intensitet të ulët dhe lokalisht mesatar. Pas orëve të mesditës mot kryesisht i kthjellët e vranësira kalimtare.
Era, deri në orët e mesditës do të fryjë intensive dhe përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore tepër intensive me drejtim nga kuadrati i jugut dhe shpejtësi mesatare 12-22 m/s.