“Mos luaj me dy porta”/ SPAK sekuestron celularin e kryebashkiakut të Vaut të Dejës, Shkreli: Jam në krye të detyrës!

Detaje të reja nga aksioni i SPAK dhe BKH në Shkodër ku u shoqëruan disa persona për krime zgjedhore. Prokuroria e Posaçme ka sekuestruar celularin e kryebashkiakut socialist të Vaut të Dejës, Kristian Shkreli. Po ashtu, SPAK ka kryer veprime hetimore kontrolle dhe sekuestrim celularësh edhe ne Tiranë Durrës, Korçë dhe Laç.

Pas publikimit të lajmit, erdhi edhe një reagim nga Shkreli, i cili u shpreh se është në detyrë dhe i gatshëm të bashkëpunojë me të gjitha institucionet shtetërore.

“Siç e shihni, jam në krye të detyrës dhe i gatshëm për bashkëpunim me të gjitha instancat shtetërore. Ato të bëjnë punën e tyre, ndërsa ne po kryejmë detyrat që na ka besuar populli,”- tha ai.

Lajme të tjera |  Objektivi i mandatit të katërt, Rama: Mbyllim negociatat në 2027 dhe e ulim Shqipërinë në tryezën e BE në 2030

Kujtojmë se gjatë një takimi elektoral të zhvilluar në Shkodër, ZËRI kapi momentin kur kryeministri Edi Rama ka ‘kritikuar’ nën zë kryebashkiakun e Vaut të Dejës, Kristian Shkreli. Në momentin që kishte hequr mikrofonin nga dora dhe po largohej, Rama u ndal pak sekonda përballë Shkrelit dhe i tha: Kristian mos më luaj me dy porta Kristian! Mos më luaj me dy porta! 

Një ditë më parë 14 maj, Prokuroria e Posaçme dhe Byroja Kombëtare e Hetimit zhvilluan aksione në Shkodër dhe Fier në kuadër të krimeve zgjedhore, ku u raportua për disa të shoqëruar. Aksioni për kontroll personal dhe të automjeteve u bë me vendim të GJKKO, ndaj personave të lidhur me Partinë Socialdemokrate. Raportohet se SPAK ka sekuestruar edhe celularin e shoqëruesit të kreut të PSD-së, Tom Doshi, në kuadër të një hetimi për korrupsion zgjedhor./ZËRI

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us