Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka treguar një histori të panjohur më parë për një përballje mes Lulzim Bashës dhe ish-deputetit Aqif Rakipi. Meta ka treguar mbrëmjen e djeshme në Report Tv, se ka tentuar që të arrijë një pajtim mes të dyve, por Rakipi është shprehur kategorikisht kundër. Ish-presidenti ka rikthyer fjalët e ish-deputetit, të shpallur non grata nga SHBA-të, që sipas tij i ka thënë Bashës, se të gjithë i njohin emrin e vjehrrit dhe kunatit, por jo atë të babait dhe vëllait të tij.
“Bashës do t’i përgjigjem. Unë Bashës do ti përgjigjem me atë që i ka thënë një koleg, ish-deputet i shpallur non grata edhe me ndihmën e Bashës dhe Ramës, i cili quhet Aqif Rakipi. Edhe unë u përpoqa para 6-7 vjetësh që t’i pajtoja, sepse mendoja se opozita duhet të ishte më e unifikuar, por Qifja tha më kërko ç’të duash kam respekt për doktorin, për ty, por për atë mashtruesin për atë legenin mos më fol më se kjo punë ka mbaruar. “Ja kam thënë në sy dhe ka ulur kokën. I thashë ti je legen se asnjë nuk e di në Shqipëri emrin e babës tat por të vjehrrit, sepse asnjë në Shqipëri nuk e di emrin e vëllai tat por të kunatit tat””, rikthehu në vëmendje Meta bisedën e disa viteve të shkuara.
Aqif Rakipi, nuk është më deputet në Kuvendin e Shqipërisë, pas shpalljes non grata, por në sallën më të rëndësishme të vendit, është ulur djali i tij Ornaldo Rakipi, i cili siguroi mandatin e deputetit me një rekord votash në qarkun e Tiranës, nga radhët e socialistëve.