Moti, dy qytetet ku temperaturat do të shkojnë mbi 40 gradë Celsius

Do të vijojë i nxehti sërish në territorin shqiptar. Për pasojë moti i kthjellët dhe temperaturat shumë të larta do të mbizotërojnë në të gjithë territorin, ku sërish goditen nga vlera ekstreme qarku i Beratit dhe Gjirokastrës me temperatura mbi 40 gradë Celcius.

Pjesa e dytë e ditës do të sjellë vranësira të herëpashershme përgjatë gjithë vendit, ku më të theksuara vranësirat do të jenë në skajin lindor-juglindor, duke rrezikuar rrebeshe të izoluara shiu.

Temperaturat e ajrit do të mbeten konstante në vlerat minimale, ku zonat malore do të shënojnë deri në 14°C, por ulen maksimumet duke regjistruar vlerën 39°C. në qarkun e Beratit dhe Gjirokastrës. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi mbi 35 km/h nga drejtimi kryesisht juglindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 ballë.

Lajme të tjera |  “Shko merr 150 euro, mos bërtit që të mos të them 200″/ Korrupsioni në Qafë-Botë, si doganieri i kërkoi para shqiptarit!

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us