Si në shumë qytete dhe zona të Shqipërisë, reshjet intensive të dëborës kanë zënë në befasi edhe shoferët në Dibër, veçanërisht ata që kanë përshkuar Qafën e Ulzës.
Reshjet e shumta të borës por edhe mungesa e zinxhirevë dhe gomave, ka bërë që shumë prej tyre të bllokohen në këtë zonë.
Automjete të shumta janë bllokuar në Qafën e Ulzës për të paktën 1 orë e gjysmë.
Policia e Shtetit ka shtuar prezencën e punonjësve të Policisë Rrugore dhe të Patrullave të Përgjithshme për të monitoruar qarkullimin e automjeteve dhe për të parandaluar aksidentet.
Sa i përket furnzimit me energji elektrike, një defekt në sistemin 110 kw ka lënë pa drita gjithë Qarkun e Dibrës, me ndërprerje një orëshe.