Moti i keq, dogana greke bën njoftimin e rëndësishëm për kalimin e mjeteve: Nuk do të lejohen…

Dogana e Kapshticës në Greqi ka njoftuar bllokimin e kalimit të kamionëve nga pasditja e sotme dhe për një kohë të pacaktuar.

Shkak është bërë moti i keq dhe reshjet e dendura të borës që kanë përfshirë të dyja vendet.

Gjithashtu policia shqiptare njofton se në doganë do të lejohet të kalojnë vetëm mjetet që janë të pajisura me zinxhirë.

Njoftimi i Policisë:

Reshjet e borës, dogana greke bën njoftimin e rëndësishëm në lidhje me kalimin e mjeteve

Për shkak të kushteve të vështira atmosferike, Policia Kufitare Greke ka njoftuar Policinë Kufitare të Korçës se nga ora 17:00 e datës 12.01.2025 dhe deri në një njoftim të dytë, nuk do të lejohet lëvizja e mjeteve të tonazhit të rëndë (kamionë) nëpërmjet pikës së kalimit Kufitar Kapshticë, në drejtim të shtetit grek.

Lajme të tjera |  Bushati: PS dhe PD janë parti oligarkike, por tani Rama i ka marrë të gjitha, opozitës i kanë rënë br*kët...

Do të lejohet vetëm kalimi i autoveturave dhe autobusëve, të cilët duhet të jenë të pajisur me goma dimërore dhe me zinxhirë.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve të rënda që kanë planifikuar lëvizjen drejt Greqisë nëpërmjet Pikës së Kalimit Kufitar Kapshticë të mos udhëtojnë drejt kësaj pike, deri në pritje të njoftimit  ditën e nesërme nga Policia Kufitare Greke, për lejimin e lëvizjes së tyre.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us