Moti i keq ‘fundos’ Brazilin, shtatë të vdekur dhe një i zhdukur

Të paktën shtatë persona kanë vdekur dhe një person është zhdukur si pasojë e reshjeve të dendura në Rio De Janeiro, Brazil. Vetëm në 24 orët e fundit, vendi është pushtuar nga një mot i keq që ka sjellë dëme të mëdha, si materiale ashtu edhe në njerëz.

Alarmi është ngritur dhe autoritetet janë vënë në gadishmëri. 12 linja të autobusëve të qytetit nuk funksionojnë, ndërsa katër stacione metro janë gjithashtu të mbyllura për shkak të prezencës së ujit në shina.

Nga ana tjetër, endra Kombëtare për Monitorimin dhe Paralajmërimin e Fatkeqësive Natyrore ka paralajmëruar për një rrezik akoma më të lartë. Priten rrëshqitje dherash që mund të sjellin dhe shembje shtëpish.

Lajme të tjera |  Mbyllet sot fushata, Berisha nga selia e PD: Kjo do të jetë konferenca ime e fundit si kryetar opozite! Pas 12 Majit jemi maxhorancë

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us