Moti i keq / Rrëzohet pema te Pallati i Brigadave, trafik i rënduar edhe te tuneli i Elbasanit

Një pemë është rrëzuar në rrugën pranë Pallatit të Brigadave në Tiranë, duke shkaktuar bllokimin e trafikut.

Pema besohet të jetë rrëzuar për shkak të erës së fortë, ndërsa për fat të mirë, nuk ka rënë mbi makina.

Punonjës të Bashkisë dhe policia ndodhen në vendin e ngjarjes.

Sakaq, pas hapjes së qarkullimit në Përrenjas, duket se trafiku është zhvendosur në tunelin e Elbasanit.

Radha e gjatë e makinave është në drejtim të Tiranës. Qindra makina u bllokuan në aksin me dëborë në Përrenjas për orë të tëra.

Lajme të tjera |  Mbyllet sot fushata, Berisha nga selia e PD: Kjo do të jetë konferenca ime e fundit si kryetar opozite! Pas 12 Majit jemi maxhorancë

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us