Autoritetet përkatëse në Lombardi vlerësuan se akullnaja lindore Dosdè, u shkri me 7 metra në krahasim me vitin e kaluar.
Bora dhe akullnajat janë rezervuarët kryesorë të ujit për të përballuar muajt e thatë të verës dhe për të siguruar ujë për familjet dhe ujitje. “Nga viti 1991 e deri më sot sipërfaqja e akullnajave të Lombardisë ka shkuar nga 118 kilometra katrorë në 70 kilometra katrorë aktualë, pra një humbje e konsiderueshme prej rreth 40, 45% të sipërfaqes së saj,”-theksoi Andrea. Sipas Shërbimit Europian të Ndryshimeve Klimatike Copernicus, gushti 2024 përputhej me nxehtësinë rekord të gushtit 2023, i cili ishte 1.5 gradë Celsius mbi nivelin para-industrial.
“Aktivitetet njerëzore kanë dobësuar kapacitetin e oqeanit për të na mbajtur dhe me rritjen e niveleve, oqeani po bëhet një kërcënim në rritje”-tha Sekretarja e Përgjithshme e WMO, Celeste Saulo. Rritja e niveleve të oqeaneve ka çuar tashmë në një rritje të shpeshtësisë së përmbytjeve, e cila është veçanërisht e zakonshme në ishujt si Ishujt Kuk dhe Polinezia Franceze./ tar