MOTI/ Pritet shi gjatë pasdites, ja si do luhaten temperaturat

Ditën e diel moti do të jetë i paqëndrueshëm si rezultat i periferisë së një qendre të ulët presioni me origjinë verilindore.

Moti do të jetë më intervale kthjellimesh si dhe alternime vranësirash të cilat do të pasohen me reshje shiu me intensitet të ulët dhe shtrëngata afatshkurtra lokale në pjesën më të madhe të vendit nga orët e mesditës deri në orët e pasdites.

Për sa i përket temperaturave të ajrit do të pësojnë rritje si në orët e mëngjesit edhe në të mesditës duke luhatur vlerat ditore 4°C deri në 23°C vlera më e lartë në rang territori.

Era do të fryjë e lehtë me drejtim juglindje-veriperëndim me shpejtësi 1-5m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina fiton shpejtësi 7-11m/sek shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2ballë.

Lajme të tjera |  “Procesi ndaj Berishës, farsë e turpshme”- Tedi Blushi: Nuk ka asnjë fakt që ka favorizuar dhëndrin në privatizimin e ish-klubit Partizani

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us