MOTI SOT/ Erë e fortë, shi dhe temperatura deri në 29 gradë

Depërtimi i masave ajrore të ngrohta dhe të lagështa me origjinë Oqeanike do të vijojnë ndikimin e tyre në vendin tonë, duke sjellë alternim të kthjellimeve dhe vranësirave të cilat në zonat veriore do të jenë më të të dendura duke gjeneruar rrebeshe shiu.

Parashikohet që orët pasdites dhe në vijim të sjellin shtim të vranësirave duke rrezikuar reshje shiu në të gjithë territorin e vendit, por intensiteti i reshjeve do të jetë i ulët.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në orët e mëngjesit, por ulen lehtë maksimumet duke luhatur vlerat ditore nga 10°C vlera më e ulët deri në 29°C vlera më e lartë në rang territori.

Era do të fryjë e fortë si në tokë dhe në det me shpejtësi mbi 65 km/h nga drejtimi JUGOR duke sjellë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit dallgëzim deri në 5 – 6 ballë

Lajme të tjera |  “Burrat, gjysmën e trurit e kanë me ujë kënete”- Rama: Gratë, me mision të madh! Nëse do ju iknin një muaj, do vinit vërdallë të parruar e të palarë! Vetëm bishti do ju mungonte

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us