Gjithnjë e më shumë ‘modele’ të krijuara nga AI janë shfaqur në mediat sociale, duke e bërë të vështirë për shumë njerëz të dallojnë kur kanë të bëjnë me një person real dhe kur është një krijim i AI. Ndër këto modele janë Emily dhe Fiona Pellegrini. Dy ‘motrat’ kanë grumbulluar 220 mijë ndjekës në vetëm pak javë, duke postuar foto të tyre me të brendshme dhe duke detajuar udhëtimet e tyre magjepsëse në Itali, Spanjë dhe Francë.
Të dyja u krijuan përmes inteligjencës artificiale nga një ekspert i teknologjisë me përvojë. Kur i kërkoi AI që t’i bënte imazhin e një gruaje të përsosur, ai ‘solli në jetë’ Emily-n. Pak javë më vonë, ai vendosi t’i dhurojë asaj një “motër”, Fionën, e cila numëron 43 mijë ndjekës.
Motrat kanë arritur të fitojnë admirimin e futbollistëve të famshëm, luftëtarëve të MMA-ve, madje edhe miliarderëve, disa prej të cilëve madje u kanë dërguar mesazhe për t’i njohur më mirë.
“Ata mendojnë se janë të vërteta. Ata i ftojnë në Dubai për t’u takuar dhe për të ngrënë në restorante,“- tha ai për Dailymail.
Krijuesi i tyre pohoi se u kishte shkruar një futbollist gjerman, i cili kishte një marrëdhënie të ngushtë me Cristiano Ronaldon. Megjithatë, ai nuk e bëri të ditur identitetin e tij.
Mësohet se futbollisti i ka shkruar: Si mundet një zonjë kaq e bukur të mos ketë të dashur?”, ndërkohë që i kërkon edhe numër kontakti. Kur “vajza” e refuzoi, ai këmbënguli.
Emily ka edhe një platformë e ngjashme me OnlyFans, ku thuhet se fitoi rreth 90,000 £ në vetëm 6 javë. Motrat janë qartazi në rrugën e suksesit me ndjekësit e tyre që shtohen dita-ditës.