Mourinho nuk di të ndalet, “uragani” portugez sulmon sërish arbitrat në Turqi

Është ende një Jose Mourinho i tërbuar . Pavarësisht fitores 3-1 ndaj Gaziantepit, portugezi sulmoi arbitrin: “Shpresa ime është gjithmonë të fitoj ndeshjen e radhës, kështu ka qenë gjithmonë.

Jam i kënaqur me paraqitjen e lojtarëve të mi sot, nuk ishte një ndeshje e lehtë, vendimet ishin kundër nesh, por lojtarët e mi arritën të qëndrojnë të fortë mendërisht.

Ne e dominuam ndeshjen që në fillim. E merituam fitoren. Goli i kundërshtarit erdhi falë një kundërsulmi dhe një gjuajtje të mirë. Në përgjithësi ishim ne ata që u përpoqëm të luanim dhe të dominonim takimin”, tha Mourinho.

Lajme të tjera |  Bledi Shkëmbi bëhet me “krahë”, timonieri korçar ka “piketuar” 11-të “luftëtarët” e derbit (FORMACIONI I MUNDSHËM)

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us