Barcelona mori një fitore shumë të rëndësishme dhe të vuajtur ndaj Real Madrid. Katalanasit triumfuan 3-2 pas kohës shtesë ndaj madrilenëve dhe ngritën lart Kupën e Mbretit.
Pas këtij triumfi të jashtëzakonshëm ndaj rivalit të përjetshëm ka folur Hansi Flick. Ky i fundit ka theksuar se gjithçka ishte e pabesueshme, ndërsa është shumë krenar për ekipin e tij.
“Ishte e pabesueshme. Ne jemi të gjithë shumë krenarë për këtë ekip dhe është një fitore e madhe për ne. Kounde ndaloi dy raste të Real Madridit në kohën shtesë dhe shënoi golin e fitores, jam shumë i lumtur për të
Tifozët ishin spektakolar. Kishte një atmosferë fantastike gjatë gjithë ditës, thjesht duhej të shikoje fytyrat e njerëzve. Kishte një atmosferë brilante në stadium,” përfundoi gjermani.