“Mu thaftë gishti, emision amoral, i dëmshëm”, pse ku postim i Jul Dedës 8 vite më parë po bën xhiron e rrjetit

Njerëz jemi, dhe mendimet mund të ndryshojnë me kalimin e viteve. Kjo mund të jetë shprehja më e përshtatshme që na vjen në mend, për të gjithë ndjekësit e Julian Dedës, që në orët e fundit i janë rikthyer një postimi të tij 8 vite më parë, ku e cilësonte emisionin Big Brother të amoralshëm. Ndjekësve nuk iu ka shpëtuar ky koment i tij i bërë në vitin 2015, ku asokohe bëhej formati ishte me njerëz të zakonshëm, dhe si për ironi dhe atëherë drejtohej pikërisht nga Ledion Liço.

“Duke shetitur neper kanalet e TV me telekomande ne dore, ndalova padashje (qe mu thafte gishti) te Big Brother. Per kuriozitet, vendosa ta shoh per 10 minuta. Perfundimisht, nuk mund te kete emision me amoral, asocial, te demshem dhe pa sens se ky. Jo vetem qe nuk te meson asgje te mire, por te shkaterron edhe ato pak parime qe ti i ke mesuar ne jete dhe qe prinderit dhe mesuesit jane perpjekur te ti ngulisin ne mendje dhe ne zemer..!”, shkruante Juli 8 vite më parë, ndërsa sot i është bashkuar vetë këtij formati, me ndryshimin që tashmë kasti përbëhet nga figura të njohura të ekranit.

Në një tjetër postim Juli shkruante: “Oboboo filloi tmerrin me emrin BB. Në listën e dëmeve kulturore që televizionet i shkaktojnë këtij populli, BB është e dyta. Telenovelat e tmerrshme vazhdojnë të kenë vendin e parë”.

Nuk dihet nëse vetë Julit ky postim do t’i risillet për të komentuar në Big Brother, po ajo që mund të themi është se screenshot i statusit të tij është duke bërë momentalisht xhiron e rrjetit.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us