“Mua mos më llogarit, jam në SHBA”, Peleshi kritika socialistëve, kanë “braktisur” Kuvendin

Përpara nisjes së seancës plenare të kësaj të hëne, në Kryesinë e Kuvendit, u mblodh grupi parlamentar i Partisë Socialiste.

Burime për Euronews Albania bëjnë me dije se kryetari i grupit, Niko Peleshi, ka ngritur si shqetësim kryesor në mbledhje mungesën permanente të deputetëve në komisione dhe seancat plenare, duke bërë që socialistët të mos kenë numrat e nevojshëm për të votuar projektligjet, si në komisione ashtu edhe në seanca plenare.

Burime bëjnë me dije se në mbledhjen me dyer të mbyllura, Peleshi ka sjellë edhe shembullin e një deputeti, duke mos e përmendur me emër, i cili është larguar drejt SHBA-së dhe i ka thënë që të mos e ‘llogarisë’ deri në fund të kësaj legjislature.

Lajme të tjera |  Përçarje në PD për hapjen e kutive? Ilirjana Kuçana: 5 vota kaluan nga emri im në emrin e një kandidati tjetër

Peleshi u ka tërhequr vëmendjen deputetëve, duke u thënë se në mbledhje po u sjell porositë e kryetarit Rama.

Po ashtu, Peleshi ka falënderuar deputetët që vijnë nga PSD e Tom Doshit, që kanë qenë prezentë, duke bërë kështu të mundur numrat e nevojshëm për votimin.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us