Mund të kishte ndodhur katastrofë! Shembet pallati në ndërtim në Kamëz, 20 punëtorë po hidhnin beton

Një ngjarje e rëndë është shmangur në Kamëz mbrëmjen e djeshme! Një pallat në ndërtim është shembur teksa punonjësit po hidhnin betonin  në katin e parë të godinës (jo në zonën ku do të ishte parkingu nëntokësor). Rreth 20 punëtorë kanë qenë duke hedhur betonin në kolonat dhe katin e pallatit kur e gjithë ngrehina është shembur mbi ta. Një pamje të asaj që mund të ishte kthyer në katastrofë ka sjellë “JOQ”, ku duket se i gjithë kati i parë ka rënë brenda, por fatmirësisht nuk ka asnjë person të lënduar.

PAMJET E SHEMBJES:

Sot për ngjarjen ka ardhur një reagim edhe nga Policia e Shtetit. Në njoftimin e shpërndarë për mediat ëshë bërë me dije se ka nisur procecimi penal për 56-vjeçarit Albert Shara, 56 vjeç (drejtues teknik në një firmë) dhe Bledjan Elezaj, 25 vjeç (sipërmarrës dhe nënkontaktor i firmës), për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”

Lajme të tjera |  “Politika është k*rvë”, Egla Ceno para ndeshjes Shqipëri – Serbi: Të tregojmë se në trojet tona jemi më të mirë se ata

Njoftimi i Policisë

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 proceduan penalisht shtetasit A. Sh., 56 vjeç (drejtues teknik në një firmë) dhe B. E., 25 vjeç (sipërmarrës dhe nënkontraktor i firmës), për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, parashikuar nga neni 289 i Kodit Penal, pasi më datë 19.11.2024, në bulevardin “Nënë Tereza”, Kamëz, është rrëzuar tarraca e katit të parë të një pallati që po ndërtohej nga kjo firmë. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Kompania që ndërtonte pallatin “Sima- Com SH.P.K,” figuron në pronësi të biznesmenit Simon Marku.

Në Tiranë, çmimi mesatar i shitjes së apartamenteve për metër katror deri në fund të muajit dhjetor 2023 arriti në 1,548 euro, por teksa çmimet janë në stratosferë, ngjarja e djeshme na tregon se këto kosto nuk përputhen me cilësinë e ndërtimit. Ndryshe pallati nuk do të shembej me rëndesën e parë që iu vendos përsipër. Në kushte të tjera, një ngjarje e tillë mund të kushtonte dhe jetët e banorëve, të cilët paguajë për një strehë dhe jo për të gjetur vdekjen.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us