Mundësi e artë për Hysaj, mbrojtësi kuqezi do të rikthehet të luajë në derbi

Ditën e diel, Elseid Hysaj bën 1 muaj që kur ka luajtur ndeshjen e fundit me ekipin e Lazios, ajo në Kupën e Italisë ndaj Napolit në të cilën shqiptari u aktivizua plot 90 minuta.

Ekzaktësisht pas një muaji, mbrojtësi shkodran duket se do të luajë sërish për ekipin e Baronit dhe kësaj radhe në derbin e kryeqytetit ndaj Romës. Pas mungesave që ekipi Lazios po has në mbrojtje, Elsi Hysaj do të ketë një mundësi të artë për të treguar veten.

Në fillim të sezonit, 30-vjeçari kuqezi nuk ishte as në listën e lojtarëve të thirrur për kampionat, por tashmë jemi në periudhën e merkatos së janarit dhe Lazio mund ta ketë në listën e tyre.

Lajme të tjera |  Gjigantët anglezë kërkojnë yllin e Kombëtares, gati transferimi në Ishull

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us