Mungesa e ambasadorit amerikan në Tiranë, Rama: SHBA, mjaftueshëm afër Shqipërisë, kam kohë që nuk i bëj lajm takimet me diplomatët

Që prej 26 qershorit 2023, kur Yuri Kim u largua nga Shqipëria, Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk kanë dërguar ende një ambasador në vendin tonë, ndërsa janë përfaqësuar nga e Ngarkuara me Punë, Nancy VanHorn.

Mungesën e një ambasadori amerikan në vend, Rama nuk e sheh si largim të amerikanëve. “Unë kam ndërprerë bërjen e lajmeve për takimet me ambasadorët që kur kam ardhur në detyrë, edhe kur isha në bashki nuk bëja… vetëm në raste të rralla, sepse më duket gjëja më e pakuptimtë. SHBA janë mjaftueshëm afër Shqipërisë dhe nuk shoh asnjë largim. Ndërkohë që për sa i përket funksionimit të tyre të brendshëm, nuk është çështja ime, është çështja e tyre”, tha kryeministri në “Off the Record” me Andrea Dangllin në A2 CNN.

Lajme të tjera |  Rama zbulon lajmin e mirë për pensionistët: Do të rrisim...

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us