Mungesa e fuqisë punëtore! Shqipëria negociata me Filipinet, kërkesë zyrtare për 20 mijë punonjës

Departamenti i Punonjësve Migratorë në Filipine ka njoftuar zyrtarisht qytetarët për mundësi të reja punësimi në Maltë dhe në Shqipëri. Sipas raportit Malta po punëson kujdestarë filipinas me paga mujore që variojnë nga 1,000 deri në 3,500 euro.

Ndërkohë, Shqipëria kërkon të punësojë rreth 20 mijë punëtorë në sektorin e hotelerisë, shkruajnë mediat e huaja.  Nënsekretarja e DMW( Departamenti i Punëtorëve Migrantë), Patricia Yvonne Caunan vuri në dukje se Filipinet janë një nga vendet partnere të preferuara për punësim.

Në maj të vitit të kaluar, Ministria e Ekonomisë njoftoi se qeveria shqiptare ishte në negociata me një shtet të huaj për të sjellë dhjetra mijëra punonjës. Paraprakisht u njoftua se Shqipëria kishte filluar negociatat me Filipinet për të marrë rreth 40 mijë punonjë nga ky vend të cilët janë të kualifikuar për sektorin e turizmit dhe industrisë përpunuese, si dhe ka nisur negociatat me Indonezinë

Me ndryshimet e propozuara në ligjin “Për të huajt” të miratuar në vitin 2021, i jepet e drejta ministrisë së Ekonomisë të lidhë marrëveshje me shtete të tjera për të marrë punonjës në varësi të kërkesave të tregut. Në projektligj thuhet se lejet do të bazohen në nevojat e tregut, dhe vetëm pasi punëdhënësi në Shqipëri ka tentuar të punësojë fillimisht të papunët në vend, të huaj që janë anëtar të familjeve shqiptare, shtetas nga SHBA, nga shtete të BE, apo nga vendet fqinje të Bosnjë-Hercegovinës, Malit të Zi, Kosovës, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Lajme të tjera |  Plani i SHBA-së për armëpushim në Ukrainë: Rusët mbajnë territoret e pushtuara, sanksionet lehtësohen!

Në Shqipëri punojnë tani për tani më shumë se 9 mijë të huaj, kryesisht në turizëm, ndërtim dhe tregtinë me shumicë. Shifrat zyrtare tregojnë se interesi më i lartë për të punuar në Shqipëri është i shtetasve nga Turqia, Bangladeshi, India dhe Nepali.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us