Mungesat nuk i ndahen Ilir Dajës, dy sulmuesit nuk ia dalin për duelin me Teutën

Dinamo do të duelojë me Teutën ditën e dielë, sfidë që do të luhet në “Niko Dovana” në ornë 20:00. Një përballje mjaft interesante dhe e luftuar mes dy skuadrave që kërkojnë fitoren, takim ky i vlefshëm për javën e 6-të të Superiores.

“Blutë” e Ilir Dajës pas fitores me Skënderbeun, synojnë një tjetër 3 pikësh ndaj durrsakëve për të qenë pjesë e vendeve të para në klasifikim. Për Dajën nuk do të jetë aspak e lehtë, pasi do të vazhdojë të vuajë mungesën e dy sulmuesve.

Eridon Qardaku dhe Nani ende nuk janë në 100% e tyre. Në këto kushte stafi nuk do të rrezikojë dhe do të presë ende për rikuperimin e plotë të tyre. Kështu të dy sulmuesit anësorë nuk do të mund të japin kontributin e tyre ndaj Teutës.

Lajme të tjera |  “Objektivi parësor të rikthejmë Milanin në Champions”, prezantohet Allegri: Në muajin mars vendoset sezoni

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us