Mungoi në ndeshjet e Kombëtares, Marash Kumbulla: Jam i gëzuar!

Marash Kumbulla ishte një prej mungesave kyçe të Kombëtaret në ndeshjen e nëntorit përballë Çekisë dhe Ukrainës. Kumbulla mungoi për shkak të një dëmtimi në sfidën mes Espanyol dhe Barcelonës.

Megjithatë, duket se qendërmbrojtësi shqiptar e ka lënë pas këtë dëmtim dhe është kthyer në stërvitje me ekipin.

“Jam i gëzuar që jam kthyer dhe po bëj atë që dua më së shumti. Le të shkojmë Espanyol”, shkruan shqiptari në rrjetet sociale.

Kujtojmë që Kumbulla është në huazim nga Roma te Espanyol. Pasi nuk arriti të fitonte besimin e klubit italian, në Spanjë, ai po shkëlqen teksa është kthyer në titullar absolut për ekipin e tij.

Lajme të tjera |  SOT, ORA 20:45/ Dilema në mbrojtje dhe sulm, ja si pritet të luajë Shqipëria. Stojkoviç mund t’i besojë formacionit fitues

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us