Mungon vetëm zyrtarizimi, ish- sulmuesi i Superiores firmos në Itali

Dejvid Kapllani do të vazhdojë karrierën në Itali. Është eksperti i merkatos, Gianluca Di Marzio, i cili ka zbuluar se sulmuesi do të luajë në Itali.

Lojtari durrsak ka firmosur me Avezzano, skuadër që militon në Serinë D. Ekip që momentalisht ndodhet në vendin e 11-të në renditje. Ndonëse palët kanë firmosur kontratën, zyrtarizimi pritet në ditët në vazhdim.

Kujtojmë se Kapllani ka luajtur për ekipe si Kastrioti, Erzeni, Teuta apo dhe Fushë Kosova në kampionatin kosovarë.

Lajme të tjera |  ZYRTARE/ Vllaznia “godet” në merkato, prezanton ish-kampionin e Superiores

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us