Esin Hakaj mund të rikthehet për herë të dytë në Shkodër. Shkodrani po diskuton me drejtuesit e Vllaznisë detajet e fundit të kontratës mes tyre, teksa paraprakisht kanë arritur një akord.
Aktualisht 28-vjeçari është pa një skuadër, pasi ka mbyllur aventurën e tij me Elbasanin. Shumë shpejt pritet që mes lojtarit dhe kuqebluve të arrihet një marrëveshje, me zyrtarizimin që pritet të ndodhi shumë shpejt.
Afrimi i Hakajt do të “blindonte” krahun e majtë të mbrojtjes dhe do të ishte një “vlerë” e shtuar për Edi Martinin në sezonin e ri. Për 28-vjeçarin do të ishte një rikthim në “Loro Boriçi”, pasi në të kaluarën ka mbajtur veshur fanellën e shkodranëve.