‘Murgeshat e kanabisit’, që duan t’ua marrin marijuanën trafikantëve

Në Meksikë, pesë gra nga një organizatë feministe, ‘Hermanas del Valle’ (Motrat e Luginës), vishen si murgesha dhe kultivojnë kanabis në fermën e tyre, duke përgatitur ilaçe dhe duhan. Qëllimi i tyre është ta bëjnë kanabisin legal, duke hequr monopolin nga trafiku i drogës.

Gratë deklaruan për mediat botërore se në vendin ku njerëzit besojnë në krishtërim, një murgeshë që pi cigare marijuanë është një akt rebelimi. Motrat përdorin shpesh pseudonime dhe postojnë në rrjetet sociale, me qëllim që të reklamojnë iniciativën e tyre.

Murgeshat shprehen se Meksika është një vend ‘i mbytur’ nga trafikantët e drogës dhe se monopoli i drogës duhet të zhduket. Ata thanë se marijuana duhet përdorur për qëllime mjekimi.

Lajme të tjera |  1.81 miliardë euro për skemën e pensioneve/ Thellohet raporti në 2024, 117 kontribuues për 100 pensionistë

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us