Muriqi nën euforinë e golit ndaj Barcelonës, ‘Pirati’ ngulmon për 1 vend në Champions

Vedat Muriqi është gati të shënojë përsëri në La Liga. Mallorca ndeshet sot në transfertë, pas takimit në mesjavë në shtëpi kundër Barcelonës, ku golin e nderit e shënoi shqiptari.

Pirati luan sot në 21:00 në ‘Bailados’ përballë Celta Vigo. Ishullorët janë ‘të masakruar’ nga Barcelona, por kundër Celtës, falë edhe golave të sulmuesit nga Kosova të arrihet një rezultat pozitiv.

Muriqi ka shënuar 3 gola deri tani në ligën spanjolle, ku më i bujshmi është ai kundër katalanasve. Sulmuesi spektakolar po e mban lartë Mallorcan. Këtë edicion ekipi spanjoll i shtatlartit shqiptar pretendon kualifikimin në kupat e Europës, në Europa League ose në Conference League.

Muriqi nën euforinë e golit ndaj Barcelonës, 'Pirati'

Renditja e Mallorcas
Lajme të tjera |  Teuta zgjedh trajnerin e ri, zyrtarizimi do të bëhet të shtunën

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us