Murtaja po asgjëson bagëtitë, Vojo Bregu: Mos u jepni lekë fermerëve, por blini dele e dhi jashtë vendit

Vojo Bregu, ish-Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Bujqësisë i ka sugjeruar ministers Anila Denaj një praktikë që duhet të ndjekë pas rënies së murtajës, gjë që ka bërë që të asgjësohen bagëtitë njëra pas tjetrës. Në një postim në Facebokk, Bregu tregon se si kanë menaxhuar në vitin 2016, epideminë e dermatozës nodulare. Ai shpjegon se kanë blerë lopë jashtë vendit në vend që tu jepnin para fermerëve, në mënyrë që t’i shërbenin shtimit të krerëve në vend.

Postimi:

NJË KËSHILLË MIQËSORE JOPOLITIKE PËR MINISTREN DENAJ.

Nuk po ia drejtoj KM Rama, pasi ai ka hequr dorë nga bujqësia dhe blegtoria që kur u ndërprenë fondet e IPARD-it.

Znj, ministre, kur ra epidemia e dermatozës nodulare, ministria e bujqësisë vendosi dëmshpërblimin e të gjithë blegtorëve në të gjithë Shqipërinë për çdo kokë lopë.

Pse e morëm këtë vendim?

Së pari si mbështetje për blegtorët, edhe pse kjo nuk sëmundje me sa më kujtohet nuk ishte parashikuar në listën e sëmundjeve që dëmshpërbleheshin. Vendosëm që lopët ti marrim mëshqerra(1 vjeçare) dhe të mbarsura nga Danimarka për të pjellë me probabilitet 95% femra. Arsyeja ishte për të shtuar numrin e krerëve në rang kombëtar. Pas studimit me ekspertë vendosëm të marrim lopë të racës Jersey për zonat kodrinore, dhe Holstein për zonat fushore.

Së dyti, duke i dhënë çdo blegtori një lopë me rendiment më të lartë( lopët e prekura jepnin mesatarisht 7 litra qumësht, lopët që do të sillnim, mesatarisht 18 litra) i binte që çdo blegtor do të merrte gati 3 lopë.

Së treti, menduam që nëse do i kompensonim me lekë blegtorët, mbase ata të shtyre dhe nga gratë psh, do blinin TV, lavatriçe ose diçka që mund të kishin nevojë imediate familja e tyre.

Ishte një vendim i guximshëm, por tejet praktik, që rezultoi i suksesshëm.

Sipas INSTAT, gjatë vitit 2017-2018 është periudha e vetme që nga 2013 që prodhimi i qumështit në nivel kombëtar nuk ka rënie. Epidemia ka rënë në 2016.

Jemi akuzuar nga të majtë e të djathtë për këtë politikë që ndoqëm, kallëzuar nga soj e sorollop në SPAK. Hetuar për 4 vite dhe dalë në konkluzion që nuk ka pasur asnjë shkelje. Por pak rëndësi ka kjo.

Dje pashë kronikën e një blegtori që qante për tufën që po i asgjesohej. Tha ekzaktësisht atë që ne menduam atëherë. Mos na jepni lekë se i prishim.

Në dijeninë time, janë rreth 800-900 krerë të ngordhura, dhe nëse blihen krerë me rendiment jashtë vendit, do të ishtë një frymëmarrje e madhe për këta blegtorë fatkeq, dhe shuma në dispozicion nuk është se duhet të jetë shumë e lartë. Do bënit 3 punë njëkohësisht znj. Ministre, prandaj ja u këshilloj fort që ta dëgjoni dhe ndihmoni këtë blegtor dhe gjithë fatkeqët e tjerë. Personalisht nuk ju vë asnjë faj për këtë epidemi, di dhe që keni ngritur një task forcë dhe shumë mirë keni bërë. Por pa dëmshpërblyer blegtorët çdo veprim juaji do të ishte i kotë.

Mbase ju e keni diskutuar këtë mënyrë dëmshpërblimi dhe unë nuk e di, dhe nuk dua të ngjaj sikur po shpik rrotën, por ishtë një këshillë aspak politike e bazuar në fakte por mbi të gjitha në kënaqësinë që kam ndjerë sa herë flitet për lopët që kemi sjellë në Shqipëri.

Deri më tani janë prekur 716 krerë, prej të cilëve 25 kanë ngordhur, 153 janë eliminuar, dhe pjesa tjetër është në proces eliminimi për të shmangur përhapjen e mëtejshme të virusit. Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka konfirmuar shpërthimin e murtajës së bagëtive të imëta në katër vatra të ndryshme në vend. Sëmundja, e cila prek dhen dhe dhi, është jashtëzakonisht ngjitëse për kafshët, sipas Ministrisë nuk përbën rrezik për shëndetin e njeriut, por nuk ka dhënë detaje që lidhen me asgjësimin e saj.

Lajme të tjera |  Konflikti Izrael-Iran, Trump bisedë 50 minutëshe në telefon me Putin. Kina paralajmëron Izraelin

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us