Myslim Murrizi flet për dëshminë në SPAK: Kur të dalë do habiteni

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Myslim Murrizi tha se thirrja e tij në SPAK disa ditë më parë nuk ka lidhje me të si person, por me hetime për persona të tjerë ku mund të jetë përmendur edhe emri i tij.

Murrizi nuk deshi të jepte detaje rreth çështjes, që siç tha do të dalë sapo të nisin seancat gjyqësore dhe do habisë shumëkënd.

“Nuk është ndonjë sekret i madh hetimor, është një thirrje rutinë e procedurës që ka SPAK kur mendon që gjatë hetimit të X apo Y dalin emra të tjerë, por s’ka lidhje me Murrizin.

Është hetuar Murrizi 10 muaj, me kanë hetuar që 16 vjeç, nuk është në interes të publikut, do dali për çfarë jam thirrur unë kur të nisin seancat gjyqësore. Ka qëndruar vetëm nja 10 minuta në SPAK dhe do shkoj sa herë të më thërrasin.

Që në ‘95 e kam pasur përballjen e parë me drejtësinë dhe e kam fituar, nuk i trembem përballjes me drejtësinë…

Lajme të tjera |  Shqipëria që nuk guxon të kthejë kokën nga Veriu, sepse i kujton kohën e Enverit dhe racizmin ndaj kësaj zone

Kur të dale do habiteni dhe vete kur të kuptoni sa delirantë burgaxhinj ka ky vend”, tha Murrizi në një intervistë për Euronews Albania.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us