Ish-deputeti i PD-së, Myslim Murrizi, ka folur lidhur me arrestimet e zyrtarëve në kompaninë Bankers Petroleum.
Ai akuzon kompaninë se ka përvetësuar 12-15 miliardë euro nga nëntoka shqiptare dhe nuk ka paguar taksa për 21 vite. Murrizi e cilëson Bankers-in si koncesionin më abuzues ndaj shqiptarëve.
“Kompania është me emër dhe prestigjioze dhe duhet ta hetonte SPAK. E ka marrë përsipër këtë punë Prokuroria e Fierit dhe gjej rastin ta falënderoj këtë prokurori për punën që është bërë.
Kam folur nga 2020 për aferën në Bankers. Hetimi ndaj Bankers duhet të niste kryesisht. Prokuroritë në rrethe janë të varura nga pushteti. Dyshoj se ka një pazar të pistë. Bankers paska dalë me humbje? Kjo është tallje me shtetin.
Bankers nuk ka paguar në 21 vite asnjë tatim. Për mua janë vjedhur 12-15 miliardë euro nga nëntoka shqiptare. Të dalësh me humbje dhe mos shpallësh falimentin, kjo është kontraverse, nuk shkon.
Jam themelues i PD-së dhe s’kam qenë pjesë fare e qeverisë së Partisë Demokratike. Më 2005 jam zëvendësuar me një spiun të Sigurimit të Shtetit. Janë dhënë koncensione edhe gjatë qeverisë së PS-së. Koncesioni më abuzues në kurriz të shqiptarëve është Bankers Petroleum”, u shpreh Murrizi në News24.