Myslim Murrizi ka reaguar ndaj atyre që i kërkojnë llogari, pse nuk ka folur më parë për skandalin me “Bankers”.
“Kjo eshte fjala ime ne Parlament ne qershor 2020 ku flas per kompanin BANKERS PETROL qe ju ka mbyllur gojen pothuajse te gjithë politikes shqiptare se ju ngroh xhepat prej vitit 2004.
E para, ne ato vite nuk kam pas ku te flas se nuk kam qenë ne asnje funksion politik, publik, shteteror apo ne administrate, por thjesh qytetar si 5 milion shqiptarë.
E dyta, nuk ka patur FB e rrjete sociale qe te flisja e te shkruaja ne profilin apo faqen time si sot.
E treta, kam folur para 5 vitesh dhe jam i vetmi nga politika dhe Parlamenti qe kam folur disa herë per kete kompani mashtruese dhe hajdute qe ka bere “skllever” te saj te gjithë hajdutet e politikes majtas djathtas apo ne mes e ne cep.
Prandaj nuk ju kthej pergjigje asnje funderrine apo idioti qe me kerkon llogari si kafshe e çmendur nga trute e kokes me komente debili ne FB.
Kush ka koh dhe nerva te harxhoj 10 min kohë ta degjojë e te marri vesh qe ky realitet eshte edhe me disa konçensione te tjera ne Shqiperi dhe askush nga ata plehra qe ju votoni nuk ka folur e nuk flet se jane te tredhur nga padrinot qe ju vene emrin ne lista”, shkruan ai.