Myslim Murrizi ka bërë një reagim me ironi, pas përfundimit të rinumërimit të votave në Qarkun e Tiranës, ku ai kandidoi për deputet.
“Proçesi i “rinumerimit” nga administrata e KQZ mbaroi.
U kerkua dhe u nis me “bindjen” qe PD do te merte nje mandat shtes nga votat e pavlefshme dhe humbi 612 vota te tjera.
Nga PD rezultoi se 29 kandidateve te listes se hapur u jane hequr 1202 vota gjithsej dhe 8 kandidateve te tjere u jane shtuar 139 vota gjithsej, ndersa nga PS rezultoi se 32 kandidateve te listes se hapur ju janë hequr 2490 vota gjithsej ndersa 5 kandidateve ju janë shtuar 92 vota gjithsej. Pra nga i gjith ky proçes “rinumerimi”, ose rivlersimi doli qe 61 kandidat te PD dhe PS se listes se hapur kane patur gjthsej 3553 vota te “pa merituara” dhe 13 kanditateve te tjere ju jane “hequr” ne menyre “kriminale” 231 vota gjithsej.
E vetmja “fitore” nga i gjith ky proçes nga te gjitha forcat politike pjesemarrese ne zgjedhjet e 11 majit ishte “Rrëzimi i Murrizit” nga “froni”.
Pra 48 punonjesit e KQZ kane “rivleresuar” jo rinumeruar se 57 vota per Murrizin jane quajtuar te vlefshme nga rreth 1000 numerues “tradhetar” te PD dhe PS ne 18 ZAZ e Qarkut Tirane, ndersa sipas ketyre jane te pavlefshme.
Pra qëllimi u arrit.
U nisën për t’i shtuar një mandate PD dhe “rrëzuan Murrizin” me një vend në renditje.
Njëlloj sin ë shkurt 2019 kur Luli dhe luljetat thirrën protestë për të “rrëzuar Ramën” dhe më përjashtuan mua.
Mirepo per fat te “ keq” koha me dha te drejte saqe detyroi Kuvendin Kombetar te PD ne prill 2022 te miratojë rezolute qe kurre nuk do te djegin mẽ mandate dhe kurre nuk do t’i falin më bashki Rames.
I falenderoj me shpirt te gjith numëruesit pa perjashtim per “sakrificen” e madhe dhe “heroizmin” qe kane treguar duke “favorizuar”, “perkrahur” dhe “ndihmuar” pa mase “armikun” Murrizi me 57 vota dhe duke bere te mundur qe te renditej nje vend me lart.
Nje falenderim i veçante ju takon numëruesve të PD qe kane “rriskuar” shum me kete “favorizim” te patolerueshem kur porosia pothuajse nga çdo “lider”, “udheheqes” apo drejtues dege ka qene qe zero mbeshtetje rrebelit dhe “armikut permanent” Murrizi.
Por qe fale “syrit vigjilent” te punëtoreve te partisë ne KAS dhe puntoreve te KQZ ne “rinumerim”, qe ne fakt ishte rivlersim me seleksionim qe mesa kam info une jane familjar, kusherinj, kuneter, niper e mbesa dhe rreth familjar te miksuar PD, PR dhe PS, “armiku” Murrizi e mori “denimin” dhe nga 7289 vota do te kete 7232, nese nuk do te kete ndonje “ankesë” per “rinumerim tjeter
Jo 57 vota, por edhe 570 edhe 1570 te me hiqni, po ju garantoj qe ju mund te ndryshoni renditjen e kandidateve sipas KQZ per buletin informativ, por kurrë renditjen per mandatet në Kuvend, sepse ate e dini shum me mire se une qe nuk e ndryshoni dot me “rinumerim”.
Ate renditje e keni pothuajse te percaktuar jo nga Murrizi, por nga miqtë, shoket dhe koleget tuaj qe ju kane denoncuar ne SPAK ku hyni si te “qeshur” e dilni si te dhjere nje nga nje sipas renditjes qe keni “fituar” nga lepirjet, nga tarifat apo nga “ rinumerimi””, shkruan Murrizi.