“Na duhej ajo penalltia që na dhanë e pastaj hoqën”, Ançeloti pas eliminimit: Nuk dua ta di nëse ishte ndeshja ime e fundit me Realin

Karlo Ançeloti ka pranuar pas eliminimit të Real Madrid nga Liga e Kampioneve se Arsenali e kishte merituar më shumë kalimin në turin tjetër të turneut.

Pas sfidës, ai theksoi se skuadra nuk ia kishte dalë të gjente episodin që i nevojitej për besimin, teksa la gjithçka të hapur për të ardhmen e tij te madrilenët.

“Për të ndryshuar dinamikën, na duhej diçka pozitive, si penalltia që u akordua dhe më pas u hoq. Na duhej diçka që të na jepte më shumë besim. Nuk ishim në gjendje të ndryshonim dinamikën e ndeshjes së parë; eliminatorja u vendos në ndeshjen e parë”, tha fillimisht trajneri për “Movistar” pas sfidës.

“Duhet të jemi të sinqertë, në të dyja ndeshjet Arsenali e meritoi dhe arriti në gjysmëfinale. Ka dy fytyra të futbollit: ana e lumtur, që na ka ndodhur shumë herë, dhe ana e trishtuar, duhet ta menaxhojmë në të njëjtën mënyrë. Na ka ndodhur më rrallë se skuadrat e tjera, por duhet ta menaxhojmë sepse na lejon të jemi më të mirë në ndeshjet e ardhshme.

Lajme të tjera |  Elbasani favorit ndaj Vllaznisë, shkak bëhen 5 sfidat e fundit

Rikuperimi? Tani po luftojmë për titullin. Jemi në disavantazh, por kemi ndeshjen e Barcelonës, finalen e Kupës së Mbretit dhe Botërorin për Klube. Duhet ta menaxhojmë këtë aspekt, që është një aspekt tjetër i futbollit me të cilin nuk jemi mësuar, por ekziston. Është koha të mbajmë kokën lart dhe më pas të mësojmë nga gabimet tona.

Ndeshja e fundit në Champions me Realin? Këtë sezon, po, për fat të keq. Ne kemi pasur një ecuri fantastike këto vitet e fundit, kështu që le të shohim se çfarë do të ndodhë vitin e ardhshëm. Nuk e di, nuk dua ta di, ka ende kohë”, tha trajneri italian duke lënë gjithçka të hapur.

Lajme të tjera |  VIDEO/ Rrapaj “zhbllokohet” në Ukrainë, ish-mesfushori i Partizanit mposht Shakhtar Donetsk

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us