Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Armando Broja, foli pas barazimit pa gola që Shqipëria regjistroi në “Air Albania” ndaj Serbisë. Në prononcimin e dhënë pas ndeshjes për “Supersport”, Broja ndër të tjera deklaroi:
Kemi grup super, të gjithë çunat janë të mirë dhe lojtarë të mirë. Jemi bashkuar shumë më shumë si ekip. Unë jam sulmues, trajneri ndërton ekipin dhe më tha se kishte më shumë hapësira në krahun e djathtë. Unë dua të jem një lider i skuadrës, që të jap maksimumin gjithmonë, unë di ti luaj të 3 pozicionet. Kam qejf të bëj diferencën me topin. Isha pak i mërzitur me veten, duhet të krijoja më shumë shanse.
Manaj është superlojtar. Kjo gjë i ndodh çdo lojtari, i ka ndodhur edhe Ronaldos dhe Mesit. E gjuajti shumë mirë penalltinë, por e priti portieri. I thamë Manajt të mos mërzitej.
Me shanset që kishim, duhet të bënim gol dhe të fitonin ndeshjen”, u shpreh Broja.